Infektuar: 14939
Shëruar: 12325
Vdekur: 611
Superliga live: FC Prishtina - Feronikeli, mbyllet ndeshja në 'Fadil Vokrri'

Superliga live: FC Prishtina - Feronikeli, mbyllet ndeshja në 'Fadil Vokrri'

Sport June 29, 2020 - 19:04

Sonte në Prishtinë do të zhvillohet kryendeshja e javës së 27-të në Superligën e Kosovës dhe e fundit për këtë xhiro.

FC Prishtina në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ do të luajë ndaj Feronikelit, dhe janë duke kërkuar titullin për afro tetë vite dhe çdo gabim ndaj kampionëve në fuqi, do jetë shkëputje ëndërrash, raporton "Zeri.info".

Kurse, skuadra nga Drenasi menyra e vetme për ta arritur Evropen do jetë vendi i dytë dhe kjo djelmoshave të Afrim Tovërlanit ja lejon edhe pse do jetë shumë vështirë.

FC Prishtina - Feronikeli 3:1

Mbyllet ndeshja në "Fadil Vokrri".

80' Mevlan Zeka i Feronikelit gjuan brenda zonës, por pret portieri Visar Bekaj.

76' Feronikeli ende pa ndonjë rast konkret, FC Prishtina e sigurtë në mbrojtje.

68' Yll Hoxha i Feronikelit provon goditjen nga largësia, por e dëbon topin në fundore Visar Bekaj.

59' GOOOOOOOOOL. Aksion i bukur nga FC Prishtina. Por, edhe më i bukur goli i Ahmed Januzit i cili shënon për 3:1.

55' Lojë e baraspeshuar në "Fadil Vokrri".

48' Aksion i mirë i FC Prishtinës, por Besmir Bojku ia largon topin nga këmbët sulmuesit Otto John.

46' Nis pjesa e dyte ne kryeqytet.

Mbyllet pjesa e parë në 'Fadil Vokrri'.

44' GOOOOOOL. Mankenda shënon për epërsinë 2:1 të vendasve, pas një tollovie në zonën e 'Niklit'.

41' Aksion i mirë nga Feronikeli, por goditja e Mendurim Hotit e pasaktë.

35' Rast i mirë për FC Prishtinën, por Mankenda nuk shënon dot nga afërsia.

27' Harkim i mrekullueshëm i Armend Thaqit, por goditjen e Ahmed Januzit e pret Troshupa i Feronikelit.

26' Lapidar Lladrovci i Feronikelit për pak të shënojë auto-gol nga harkimi i Endrit Krasniqit prej kornerit.

24' Qëndrim Zyba e hap lojën për mrekulli te Mankenda, por mrojtja e Feronikelit eliminon menjëherë rrezikun.

20' Edhe pas 20 minutash, rezultati vazhdon të jetë 1:1.

13' GOOOOOOL. Feronikeli reagon menjëherë dhe barazon rezultatin përmes Albert Dabiqajt

11' GOOOOOOL. Kundërsulm i jashtëzakonshëm i FC Prishtinës. Harkim fenomenal nga Armend Thaqi dhe shënon Otto John.

8' Mendurim Hoti i Feronikelit niset për mrekulli në zonën e rrezikshme, por bllokon gjithçka Leotrim Bekteshi.

1' Nis ndeshja në kryeqytet

Formacionet zyrtare:

FC Prishtina: Bekaj; Thaqi, Haliti, Bekteshi, Bardhoku; Boshnjaku, Zyba; Krasniqi, Mankenda, John; Jonuzi. Trajner: Armend Dallku.

Feronikeli: Troshupa, Lladrovci, Thaqi, Prince, Hoxha, Bojku, Dabiqaj, Hoti, Da Silva, Zeka, Gbowea. Trajner: Afrim Tovërlani.

Gjyqtarë: M. Bejtullahu, E. Zeqiri, F. Sekiraqa, E. Zasella.

Stadiumi: "Fadil Vokrri", Prishtinë. /Zeri.info