Infektuar: 9869
Shëruar: 5480
Vdekur: 303
Superliga live: Gjilani - Llapi, Ballkani - Vushtrria

Superliga live: Gjilani - Llapi, Ballkani - Vushtrria

Sport June 29, 2020 - 16:05

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me tri ndeshjet e fundit të xhiros së 27-të, shkruan "Zeri.info". 

Vëmendja kryesore e futbolldashëve do të jetë në Gjilan dhe Prishtina.

Skuadra e Gjilanit nuk do të ketë aspak punë të lehtë ndaj Llapit, por vetëm fitorja i jep shpresën për ta prekur titullin ndryshe çdo rezultat tjetër është një hap larg titullit.

Ndërsa, Prishtina në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ do të luaj ndaj Feronikelit, dhe janë duke kërkuar titullin për afro tetë vite dhe çdo gabim ndaj kampionëve në fuqi, do jetë shkëputje ëndërrash, kurse skuadra nga Drenasi menyra e vetme për ta arritur Evropen do jetë vendi i dytë dhe kjo djelmoshave të Tovërlanit ja lejon edhe pse do jetë shumë vështirë.

Ballkani do ketë punë me të lehtë pasi në shtëpi e pret Vushtrrinë thuajse të dorëzuar, djelmoshat e Ismet Munishit vetëm me fitore do i afrohen kreut dhe kjo në letër do të duket e lehtë.

Gjilani – Llapi dhe Ballkani – Vushtrria do të zhvillohen nga ora 17:00, ndërsa Prishtina – Feronikeli në ora 19:00. 

Gjilani – Llapi 2:2

Mbyllet ndeshja.

90' GOOOOOOL. Gerhard Progni barazon në 2:2 me një supergol.

86' Ylber Kastrati i Gjilanit provon goditjen nga distanca, por Giacomo Nava i Llapit tregon siguri në portë.

78' Fërkime mes futbollistëve të Gjilanit dhe Llapit. Shkak zhagitja e lojës nga ana e mysafirëve.

Image

73' Gjilani kërkon ta shënojë golin e barazimit, por mbrojtja e Llapit e ngjeshur dhe e pakalueshme.

61' Rast i mirë për Gjilanin, por Keita Razak gjuan mbi portë.

60' Lojë e baraspeshuar në Gjilan. 

58' Lëvizje të mrekullueshme nga Valmir Veliu i Llapit, por goditja e tij nuk përfundon në rrjetë.

56' Goditje e mirë me kokë e Keita Razak (Gjilani), por pa sukses.

47' Valmir Veliu me shpejtësi maksimale niset drejt mbrojtjes gjilanase, por pengohet nga Frashëri i Gjilanit.

46' Nis pjesa e dytë.

45' Mbyllet pjesa e parë në Gjilan.

42' GOOOOOOL. Valmir Veliu depërton për mrekulli dhe shënon për 1:2 për Llapin.

39' Depërtim fantastik nga Valmir Veliu i Llapit, por gjuajtjen e tij e pret Kenan Haxhihamza, portieri i Gjilanit.

37' Futbollisti i Llapit, Elvis Prençi gjuan me kokë, por vetëm jashtë portës.

25' Gjilani tenton sërish me Keita Razak, por pa sukses.

23' GOOOOOOOL. Gjilani e barazon rezultatin përmes Keita Razak.

16' GOOOOOOOL. Valmir Veliu shënon për epërsinë e parë të Llapit.

9' Mentor Zhdrella i Llapit tenton nga goditja e dënimit, por pa sukses

5' Valmir Veliu rrezikon mbrojtjen gjilanase, por nuk arrin ta konkretizojë aksionin.

1' Nis ndeshja në Gjilan.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Haxhihamza, Kqiku, Kastrati, F.Veliu, Ferreira, Useni, Jonuzi, Svraka, Hajdari, Progni, R.Keita. Trajner: Gentjan Mezani

Llapi: Nava, Salihu, Kadriu, Prençi, Emini, Ymeri, Maliqi, Ramadani, Zhdrella, V.Veliu, Selmani. Trajner: Tahir Batatina

Gjyqtarë: Kreshnik Vula, Besnik Morina, Benon Këpuska, Arben Halilaj

Stadiumi: I qytetit, Gjilan.

Ballkani – Vushtrria 3:1

Mbyllet ndeshja.

77' GOOOOOL. Vushtrria ngushton epërsinë në 3:1 përmes Fazliut.

73' Goditje nga distanca prej Blendi Baftiut të Ballkanit, por pa sukses.

52' GOOOOOL. Arbër Prekazi trefishon epërsinë e Ballkanit duke shënuar nga afërsia.

46' Nis pjesa e dytë.

45' Mbyllet pjesa e parë në Suharekë.

45' Goditje e rrezikshme nga distanca prej Dren Ahmetit të Vushtrrisë, por Armend Ruxhi i Ballkanit largon me vështirësi rrezikun.

44' Rast i jashtëzakonshëm për Ballkanin, gabim i portierit të Vushtrrisë, Price, por Blendi Baftiu dështon të shënojë nga afër.

34' Blendi Baftiu gjuan për mrekulli nga goditja e dënimit, por pret Prince i Vushtrrisë.

31' Rast i mirë për Ballkanin, por Jetmir Topalli ndalet nga portieri Prince.

30' Gjysmë ore lojë në Suharekë. Ballkani nuk ngopet me dy gola, vazhdon të sulmojë Vushtrrinë.

22' Lëvizje fantastike e Ermal Krasnqit, ai harkon, por goditja me kokë e Mirlind Dakut përfundon jashtë.

20' Penallti për Ballkanin pas ndërhyrjes në Ermal Krasniqin. GOOOOOOL. Blend Baftiu realizon nga pika e bardhë.

14' GOOOOOL. Mirlind Daku realizon për epërsinë e parë të Ballkanit. Asistues është Ermal Krasniqi.

8' Mirlind Daku i Ballkanit godet me kokë, por jashtë portës.

1' Nis ndeshja në Suharekë.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Ruxhi, Potoku, Sinani, Prekazi, Bytyqi, Gashi, Kuç, Baftiu, Topalli, Krasniqi, Daku. Trajner: Ismet Munishi

Vushtrria: Marly Prince, Chinonso, Azemi, Zabërgja, Istrefi, Halimi, Sie, Okonwo, Dervishaj, Ahmeti, Fazliu. Trajner: Fitim Llapashtica

Gjyqtarë: Visar Kastrati, Driton Preniqi, Alban Ejupi, Bardh Ajeti

Stadiumi: I qytetit, Suharekë. /Zeri.info