Infektuar: 14939
Shëruar: 12325
Vdekur: 611
Munishi: E kam ditur se Kloppi do të ketë sukses te Liverpooli

Munishi: E kam ditur se Kloppi do të ketë sukses te Liverpooli

Sport June 29, 2020 - 00:00

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi e ka komentuar suksesin e madh të Liverpoolit, skuadër kjo e cila u shpall së fundmi kampion i Premierligës.

Pas 30 vitesh pritje, "Të Kuqtë" janë shpallur kampion në Premierligën angleze, duke rikthyer një gëzim të madh te tifozët e skuadrës, raporton "Zeri.info".

Image

Suksesin e Liverpoolit dhe të trajnerit Jurgen Klopp e ka komentuar edhe trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, i cili ka vetëm lëvdata për Kloppin.

"Liverpooli ka bërë inovacion në futboll, tifozët e tyre bën tifozëllëk të madh. Interesant është fakti se presin 30 vite të bëhen kampion", u shpreh Munishi në "Dueli Sportiv", përcjell "Zeri.info".

"Klopp është i lindur të jetë trajner i Liverpoolit. E kam ditur se do të ketë sukses. Edhe mua më krahasojnë ndonjëherë me të", tregoi ai.

Image

"Ne mësojmë shumë nga këta trajnerë", shtoi Munishi. /Zeri.info

Image