Infektuar: 5118
Shëruar: 2370
Vdekur: 108
Superliga live: Drita - Dukagjini, Drenica - Trepça'89, Flamurtari - Ferizaj, mbyllen ndeshjet e sotme

Superliga live: Drita - Dukagjini, Drenica - Trepça'89, Flamurtari - Ferizaj, mbyllen ndeshjet e sotme

Sport June 28, 2020 - 16:12

Superliga e Kosovës vazhdon sot me tri ndeshje mjaft interesante që luhen në kuadër të javës së 27-të.

Lideri i tabelës, Drita e cila tashmë ka krijuar një diferencë të pikëve ndaj ndjekësve, në fushën e vet e pret skuadrën e fundit në tabelë, Dukagjinin ndaj të cilës poret fitore të sigurt për të vazhduar kështu rrugëtimin drejtë titullit, shkruan “Zeri.info”.

Derisa Drita, vlerësohet të ketë punë të lehtë ndaj Dukagjinit, ndeshje shumë të forta pritet të zhvillohen për mbijetesë.

Image

Në Skenderaj, Drenica e pret Trepçën ’89, skuadër kjo që assesi nuk guxon të humbas, ndryshe ekzistenca rrezikohet shumë seriozisht. Në anën tjetër as Drenica nuk e ka komoditin epikëve, kështu që i duhet shumë punë për të fituar.

Një ndeshje me peshë të madhe është edhe ajo në Prishtinë, ku Flamurtari e pret Ferizajn. Skuadra kuqezi synon të fitoj për t’u përforcuar në një pozitë që i siguron mbijetesën, derisa për Ferizajn çdo rezultat tjetër përveç fitores, do të ishte pothuaj largim nga liga.

Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 17:00. 

Drita - Dukagjini 2:0

Mbyllet ndeshja në Gjilan.

87' GOOOOOL. Drita dyfishon epërsinë me anë të Astrit Fazliut.

74' Goditje e fortë e Erjon Vucajt, por pa sukses.

73' Rast i mirë për Dritën, Izair Emini tenton të gjuajë nga distanca, por pa rrezik për Burim Bojën e Dukagjinit.

58' GOOOOOL. Drita realizon për epërsinë e parë.

49' Rast ideal për Betim Haxhimusën e Dritës nga pika e bardhë për të shënuar, por pa sukses.

46. Nis pjesa e dytë.

45' Mbyllet pjesa e parë në Gjilan.

39' Dominim absolut i Dritës së Ardian Nuhiut, por pa ndonjë rast konkret dhe pa gola në Gjilan. 

25' Ende pa gol në Gjilan. Gjilanasit kishin disa raste të mira, por pa sukses kundër Dukagjinit të Klinës. 

9' Dominim i lehtë i Dritës në këtë ndeshjes, por ende pa sukses kundër skuadrës klinase.

1' Nis ndeshja në Gjilan.

Formacionet zyrtare:

Image

Kastriot Rexha, Fidan Gerbeshi, Bunjamin Shabani dhe Ilir Blakçori mungojnë te Drita shkaku i kartonave dhe lëndimeve të lehta.

Drita: Maloku; Limani, Namani, Cuculi, Leci; Shabani, Vucaj; Fazliu, Xh.Shabani, Haxhimusa; Emini. Trajner: Ardian Nuhiu

Dukagjini: Bojaj, Jashanica, Elshani, Palushaj, Gojani, Grabanica, Dushi, Mulaj Marmullaku, Memaj, Elezaj. Trajner: Severin Elezaj

Gjyqtarë: T. Maloku, J. Musolli, E. Bicaj, B. Kosumi

Stadiumi: I qytetit, Gjilan

Drenica - Trepça'89 2:4

Mbyllet ndeshja në Skënderaj.

88' GOOOOOOOL. Berat Ahmeti realizon golin e katërt të mitrovicasve.

69' Trepça'89 niset në aksion, por futbollistët mitrovicas bllokohen nga mbrojtja vendase.

58' GOOOOOL. Leart Emini realizon për 2:3 dhe për rikthimin e epërsisë së mitrovicasve.

56' Nuk ka gol nga pika e bardhë, e huq Shillova.

55' Penallti për Drenicën. Alban Shillova pengohet në zonën e rrezikshme.

46. Nis pjesa e dytë.

45' Mbyllet pjesa e parë në Skënderaj.

31' Aksion i rrezikshëm nga mitrovicasit në 'Bajram Aliu', por mysafirët shkaktojnë ndërhyrje të palejuar në sulm.

30' GOOOOOOL. Engjëll Hoti realizon gol të bukur nga distanca dhe barazon rezultatin në 2:2.

21' Ndeshje e jashtëzakonshme në Skënderaj. Arb Manaj i 89-shit shpërdoron një rast ideal për të barazuar rezultatin.

20' GOOOOOOL. Drenica shënon golin e dytë dhe të epërsisë 2:1. Hasan Hyseni me devijimin e mbrojtësit të mitrovicasve, Asare shënon golin për Drenicës.

18' Rast tjetër për Drenicën, por mbrojtja mitrovicase tregohet e sigurtë.

16' GOOOOOL. Pas tri rasteve të njëpasnjëshme, Drenica barazon rezultatin në 1:1 përmes sulmuesit Alban Shillova.

9' Trepça'89 lirohet nga presioni i hershëm. I vazhdon sulmet drejt drenicasve.

7' GOOOOL. I riu i 89-shit, Milot Avdyli shënon gol për epërsinë e parë në këtë ndeshje. Avdyli shënon i vetëm përballë portierit Ymeri.

1' Nis ndeshja në Skënderaj.

Formacionet zyrtare:

Drenica: Ymeri, Bejta, Turku, Lushtaku, Osmani, Thaqi, Bardhi, A.Mustafa, Hamiti, Hyseni, Shillova. Trajner: Gani Sejdiu

Trepça'89: Spahija, Asare, Dedija, Jashari, Traore, Jeanjacques, Hoti, Avdyli, Ard. Muja, Arb.Muja, Manaj. Trajner: Shpëtim Idrizi 

Gjyqtarë: G. Nuza, F. Berisha, B. Selimaj, G. Shala

Stadiumi: Bajram Aliu, Skënderaj

Flamurtari - Ferizaj 3:2

Mbyllet ndeshja në Prishtinë.

84' GOOOOOL. Kenan Orana i Ferizajt realizon me kokë dhe ngushton epërsinë në 3:2.

73' Rast ideal për vendasit, por Boshnjaku nuk e gjen askënd të gatshëm për ta shtyrë topin në rrjetë.

60' GOOOOOOL. Shend Kelmendi realizon për 3:1.

58' GOOOOOOL. Bunjamin Asani ngushton epërsinë në 2:1. Ferizajasit e bëjnë ndeshjen interesante në kryeqytet.

50' GOOOOOOL. Bashkim Shala realizon për 2:0 kundër Ferizajt.

46. Nis pjesa e dytë.

'45 Mbyllet pjesa e parë në Prishtinë.

43' GOOOOOL. Shend Kelmendi realizon për epërsinë 1:0 të Flamurtarit nga pika e bardhë.

40' Penallti për Flamurtarin pas një kundërsulmi të shpejtë. Protestojnë ferizajasit, ndëshkohet Dren Gashi.

32' Presion i lartë i Flamurtarit në këtë ndeshje, synon me ngulm ta shënojë golin e epërsisë.

28' Paraqitje e mirë e Ferizajt deri më tani.

21' Rast i mirë për Shend Kelmendin e skuadrës vendase, por nuk ia del të shënojë në portën e Kaçiut.

15' Goditje dënimi  për vendasit, por Donat Hasanaj e ekzekuton në mënyrë tejet të dobët.

8' Mundësi e mirë për Flamurtarin përmes kapitenit Boshnjaku, por pa probleme për portierin Kaçiu.

5' Rast i mirë për Ferizajn, por sulmuesi Dren Gashi ndalet për pozitë jashtë loje.

1' Nis ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Flamurtari: Nika, Vitija, Zeqo, Dumani, Hasanaj, Maxhuni, Boshnjaku, Shala, Bruqi, Maliqi, Kelmendi. Trajner: Sunaj Keçi

Ferizaj: Kaqiu, Hyseni, Bardhi, Kuka, Qerkini, Stojanovski, Shaqiri, Asani, Krasniqi, Sadriu, Gashi. Trajner: Burim Qerkini

Gjyqtarë: Sh. Murtezi, F. Jashari, V. Kelmendi, F. Tahiri

Stadiumi: Xhemajl Ibishi, Prishtinë. /Zeri.info