Stërvitje nën përcjelljen e stafit mjekësor

Stërvitje nën përcjelljen e stafit mjekësor

Sport June 04, 2020 - 23:00
Lajmet e fundit nga sporti

Task-forca e Federatës së Hendbollit të Kosovës për kthim të sigurt në stërvitje e ndeshje, të enjten ishte në stërvitje të Prishtinës dhe të Kastriotit të Ferizajt.

Prishtinën e vizitoi ekipi mjekësor i përbërë nga dr. Granit Deva nga Klinika Infektive si dhe dr. Edi Kolgeci.

Në Ferizaj, ku po ashtu u bë kontrollimi dhe matja e temperaturës për tërë lojtarët dhe drejtuesit, pjesë e ekipit ishte edhe Fatlum Ademi, fizioterapeut i KH Kastriotit, i cili është pjesë e task-forcës për Ferizaj. Përgjegjësit shëndetësorë kanë udhëzuar sportistët për masat që duhet të merren në këtë situatë, kurse Ademi do të mbikëqyrë shëndetin e hendbollistëve deri në testimin tjetër, që pritet të bëhet javën e ardhshme nga IKSHPK-ja./Zeri.infoImage

Image