Islami pësoi lëndim të rëndë, klubi vjen me njoftim nga stafi mjekësor

Islami pësoi lëndim të rëndë, klubi vjen me njoftim nga stafi mjekësor

Sport June 04, 2020 - 22:23

Përparim Islami i Feronikelit ishte futbollisti më i pafat në rikthimin e futbollit kosovar pasa pauzes gati 3 mujore për shkak të pandemisë Covid-19, shkruan Zeri.info.


Ai lëndoi gjurin në sfidën ndaj Ballkanit në kuadër të kupës së Kosovës dhe duket se lëndimi i tij ka qenë bukur i rëndë.

“Në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll ndaj FC Ballkanit në Suharekë, mbrojtësi i skuadrës sonë, Përparim Islami pësoi një lëndim që e detyroi të largohet nga fusha.

Islami pas testeve të bëra dje dhe ekzaminimit me rezonancë magnetike sot, ka konfirmuar që ka këputur ligamentin ACL, në gjurin e tij të djathtë.

Ai do ti nënshtrohet operimit ditëve në vijim me shpresën që të kthehet në fushë sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Islamit i urojmë shërim sa më të shpejtë dhe mezi presim ta kemi sërish në stërvitje e në ndeshje”, thuhet në njoftimin e KF Feronikelit. /Zeri.info