Momente relaksi te Trepça’89, ja çfarë befasie u bënë presidenti
Sport
June 04, 2020 - 19:15
Lajmet e fundit nga sporti
Trepça’89 të dielën udhëton drejt Gjilanit për ta zhvilluar sfidën përballë skuadrës gjilanase në kuadër të javës së 23-të të Ipko Superligës e cila rikthehet pas gati 3 muaj pauzë, për shkak të pandemisë Covid-19.
Para kësaj ndeshjeje presidenti i klubit Abedin Zeka për ta relaksuar situatën ka organizuar një drektë në stadium për t’i njoftuar kështu futbollistët se do ta kenë mbështetjen e madhe të kryesisë.
Trepça’89, për synim ka mbetjen në elitë, ndërsa Gjilani lufton për titull të kampionit. /Zëri.info