Maqedonia e Veriut pezullon kampionatin, zbulohen 3 skuadrat shqiptare që do të shkojnë në Evropë

Maqedonia e Veriut pezullon kampionatin, zbulohen 3 skuadrat shqiptare që do të shkojnë në Evropë

Sport June 04, 2020 - 18:56

Federata Maqedonase e Futbollit, mori ditën e sotme një vendim drastik për përfundimin e sezonit futbollistik, për shkak të situatës aspak të favorshme në vend, ku numri i pacientëve të prekur me Koronavirus, por rritej çdo ditë. Kësisoj u vendos përfundimi i sezonit 2019-2020.

Në bazë të këtij vendimi, renditja momentale do të përcaktojnë ekipet që do të shkojnë në Europë sezonin e ardhshëm. Gjasat janë të mëdha që Maqedonia të përfaqësohet nga Sileks në Champions, edhe pse Vardar, mban vendin e parë, në renditje. Kujtojmë që klubi kryeqytetas, nuk ka mundur për momentin të sigurojë një licencë për garat Evropiane.

Në këto kushte përfiton edhe vendi i 5-të në renditje që është Shkupi. Gjithmonë nëse Vardarit, i mohohet e drejta për të marrë pjesë në garat Evropiane.

Lajm i mirë është se plot 3 ekipe shqiptare do të shkojnë në Evropë këtë sezon. Shkëndija, Renova dhe Shkupi, që renditen respektivisht në vendet 3, 4, 5.Image