Protestat në Francë, Mbappe i del në krah djaloshit serb: Drejtësi për Gabrielin

Protestat në Francë, Mbappe i del në krah djaloshit serb: Drejtësi për Gabrielin

Sport June 04, 2020 - 08:24

Futbollisti i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe ka ofruar mbështetje për djaloshin serb, Gabriel Djordjevic, i cili u rrah brutalisht nga policia franceze.

“Drejtësi për Gabrielin”, ka shkruar Mbappe në rrjetet sociale, duke vendosur edhe tre zemra në formë në “emoji”, shkruan “Zeri.info”.

Gabriel u arrestua në mbrëmjen e 26 majit.

Mediat franceze raportojnë se djaloshi u arrestua pasi tentoi ta vjedhte një biçikletë.

Policia ka tejkaluar autoritetetin e tyre pasi i shkaktoi lëndime trupore atij. /Zeri.info

Image