Batatina: Pas vendimit që Ademi të shkojë në burg, klubet duhet të gjejnë një njeri të drejtë

Batatina: Pas vendimit që Ademi të shkojë në burg, klubet duhet të gjejnë një njeri të drejtë

Sport June 03, 2020 - 23:49
Lajmet e fundit nga sporti

Gjatë ditës së sotme, mediet kanë publikuar vendimin që e detyron kryetarin aktual të FFK-së, Agim Ademin, të dorëzohet në burg pasi më parë është shpallur fajtor nga dy shkallët e gjykatës dhe është dënuar me nëntë muaj burg efektiv.

Gjykata e ka gjetur fajtor Ademin pasi kishte mashtruar një qytetar duke i shkaktuar një dëm rreth 30.000 euro, saktësisht një veturë BMW X5.

Pas kësaj ka reaguar trajneri i Llapit, Tahir Batatina.

Ai ka thënë se pas këtij vendimi duhet që klubet menjëherë të reagojnë dhe të gjejnë një njeri adekuat për të drejtuar Federatën.

Ky është postimi i tij:

Duke e parë vendimin e fundit të Gjykatës, hapat që duhet të nderrmerren nga ne klubet janë që të fillojmë të mendojmë për një njeri serioz, një njeri që mendon për klubet dhe që do ta dëgjoj çdo brengë të klubeve dhe atyre që janë afër futbollit.
Federata e Futbollit e Kosovës ka nevojë për njerëz të drejtë, të përgaditur dhe që mendojnë për të ardhmen e futbollit duke ngritur dhe avancuar misionin e nisur të Legjendës Fadil Vokrri.

Klubet duhet të jenë të vetëdijdhme se investimet e donatorëve dhe sponzorëve duhet të vlerësohen dhe të jemi mirënjohës për kontributin e tyre me vite në futboll. Futbolli duhet të qetësohet dhe njerëzit e ndershëm të vazhdojnë me punë dhe të bashkuar ta ngrisim futbollin duke i lënë anash interesat personale por duke menduar për të ardhmen e futbollit.

Investitorët duhet të jenë zëri i fuqishëm për ta ngritur futbollin në nivele evropiane!
Me respekt për gjithë komunitetin sportiv dhe njerëzit që janë afër futbollit. T.B