Mike Tyson kishte dashur ta godasë Donald Trumpin

Mike Tyson kishte dashur ta godasë Donald Trumpin

Sport June 03, 2020 - 18:58
Lajmet e fundit nga sporti

Shkrimtari amerikan, Tim O’Brien, ka zbuluar në librin e tij të fundit se si ish-boksieri Mike Tyson kishte dashur ta rrahë presidentin aktual të ShBA-së, Donald Trump, transmeton “Zeri.info”.

Në vitin 1988, Trump ishte këshilltari financiar i boksierit të famshëm. Ai gjithashtu financoi meçin e famshëm kundër Michael Spinksit në atë vit.

Tyson, që kishte pasur probleme serioze me xhelozinë, ishte i bindur që gruaja e tij atëkohë, Robin Givens, po e tradhëtonte me Trumpin.

Libri “TrumpNation” përmban një dëshmi interesante nga presidenti aktual amerikan.

“Ai hyri në zyre dhe bërtiti: ‘A e do gruan time?’ Unë u ngriva. Mendova se do të isha i vdekur sepse askush nuk kishte shans ndaj tij. Ai është një kampion bote dhe ai ka një armë vrastare”, kishte thënë Trump./Zëri