Sot, gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Kosovës mes Ballkanit dhe Feronikelit

Sot, gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Kosovës mes Ballkanit dhe Feronikelit

Sport June 03, 2020 - 08:44

Pas më shumë se dy muajsh pritje, në pasditën e djeshme u rikthye futbolli i Kosovës me ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës mes FC Prishtinës dhe Drenicës.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, prishtinasit e drejtuar nga Armend Dallkut mposhtën Drenicën me rezultat bindës, 3:0, shkruan “Zeri.info”.

Ndërkaq, në pasditën e sotme zhvillohet gjysmëfinalja e dytë mes Ballkanit dhe kampionit në fuqi, Feronikelit.

Në stadiumin e qytetit në Suharekë, skuadra e Ismet Munishit e pret Feronikelin e Afrim Tovërlanit në kuadër të kësaj gare.

Të dyja skuadrat synojnë kualifikimin në finale dhe triumfin në këtë kompeticion, i cili mundëson plasmanin në Ligën e Evropës.

Ndeshja e sotme zhvillohet me fillim nga ora 16:00.

Ndryshe, në fundjavë, rikthehet edhe Superliga e Kosovës me ndeshje interesante nga java e 23-të. /Zeri.info