Agjenti i Jorginho jep detajet e fundit lidhur me kalimin e mundshëm te Juventusi

Agjenti i Jorginho jep detajet e fundit lidhur me kalimin e mundshëm te Juventusi

Sport June 03, 2020 - 08:14

Juventus duhet të flasë me Chelsean nëse duan të nënshkruajnë me Jorginho, sipas agjentit të tij Joao Santos.

Kampionët e Serisë A Juve raportohet se janë të interesuar të ribashkojnë trajnerin Maurizio Sarri me Jorginho në Torino – dyshja që kanë punuar së bashku te Chelsea dhe Napoli.

Jorginho ka dalë si një zëvendësim i mundshëm për Miralem Pjanic, i cili ka qenë i lidhur me kampionët e La Liga Barcelona dhe ata të Ligue 1 Paris Saint-Germain.

Thashethemet e fundit, megjithatë, pretendojnë se Jorginho dhe Federico Bernardeschi i Juve mund të përfshihen në një marrëveshje shkëmbimi, përcjell lajmi.net.

Santos, megjithëkëtë, mohoi që Juve të kishin kontaktuar në lidhje me mesfushorin e Chelseat, Jorginho.

“Unë dëgjoj vetëm për këto thashetheme nga gazetat, sepse askush nga Juventus nuk ka kontaktuar me mua. Nëse e duan klientin tim, ata duhet të kontaktojnë me Chelsea dhe mua” tha Santos për TuttoJuve.com.