Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
Pas fitores ndaj Drenicës, Ahmed Januzi hedh sytë kah ndeshja e radhës

Pas fitores ndaj Drenicës, Ahmed Januzi hedh sytë kah ndeshja e radhës

Sport June 02, 2020 - 23:42
Lajmet e fundit nga sporti

Prishtina ka shënuar një fitore të thellë ndaj Drenicës në shtëpi në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, shkruan “Zeri.info”.

Klubi kryeqytetas triumfoi me shifrat 3:0.

Dy prej golave të Prishtinës në këtë sfidë i shënoi sulmuesi Ahemd Januzi.

Pas ndeshjes, ai tha është e rëndësishme që ekipi të ketë vazhdimësi, derisa tash i pret ndeshja me Ferizajn.

“Ka qenë lojë shumë e rëndësishme si shartuese dhe duke e respektuar Drenicën. Patëm vështirësi, sepse ne s’kemi luajtur në fushë natyrale që kohë të gjatë, por njëjtë as Drenica, duke stërvitur gjithmonë në sintetikë dhe duke na bërë ngarkesë të jashtëzakonshme. Por, e zhbllokuam ndeshjen që në pjesën e parë duke e marr iniciativën. Në pjesën e dytë na ra pak ritmi, por megjithatë shkojë mirë dhe jemi të kënaqur me këtë fitore prej tre golave në epërsi. Tani na pret kampionati, ndeshja me Ferizajn dhe gjithçka ndryshon nga ndeshjet e Kupës. Duhet përqendrim maksimal që mos të lëmë pikë dhe të kemi vazhdimësi vetëm për fitore duke mos dashur të nënçmojmë askënd tjetër”, u shpreh Januzi për uebfaqen zyrtare të klubit./Zëri