Klube nga Anglia e Gjermania pas Florian Kamberit

Klube nga Anglia e Gjermania pas Florian Kamberit

Sport June 02, 2020 - 23:24
Lajmet e fundit nga sporti

Sulmuesi i Hibernianit, Florian Kamberi mund të ndërrojë ambient gjatë verës, derisa disa klube janë duke shprehur interesim për të, transmeton “Zeri.info”.

Mediumi skoceze “Edinburgh Evening News” raporton se klubi skocez ka nisur negociatat me një skuadër, por nuk zbulon se cili është apo kujt lige i përket.

Futbollisti shqiptar ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve nga Angli, Gjermani dhe Turqi.

Ai u huazua gjatë janarit te Rangersi  duke arritur të fitonte besimin e trajnerit Steven Gerrard.

Por, teksa deklaroi ditën e prezantimit se kalimi te Glasgou ishte “një ëndërr e bërë realitet”, tifozët e Hibernianit u revoltuan ashpër me të.

Gjatë kësaj kohe, është përfolur se angersi mund ta blinte Kamberin, por drejtuesit e klubit duket se nuk janë të vendosur për ta blerë lojtarin./Zëri