Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
Ndërron jetë legjenda e basketbollit amerikan

Ndërron jetë legjenda e basketbollit amerikan

Sport June 02, 2020 - 22:56
Lajmet e fundit nga sporti

Ish-basketbollisti i njohur amerikan, Wes Unseld, ka ndërruar jetë, transmeton “Zeri.info”.

Unseld ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare, derisa ishte i sëmurë me pneumoni.

Ish-klubi i tij, Washington Wizards, ka njoftuar për vdekjen e Unseldit.

Anëtari i “Halle Of Fame” kishte filluar karrierën në NBA në vitin 1968.

Gjatë karrierës së tij, ai arriti shumë suksese, duke u zgjedhur basketbollisti më i mirë në NBA në vitin 1978, ku edhe udhëhoqi ekipin Washington Wizards drejt titullit.

Ai u pensionua nga basketbolli në vitin 1981, ku më pas punoi si trajner te Washington./Zëri

Image