Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
Trepça ’89 dhe Llapi zhvilluan sot një ndeshje miqësore

Trepça ’89 dhe Llapi zhvilluan sot një ndeshje miqësore

Sport June 02, 2020 - 21:34
Lajmet e fundit nga sporti

Futbolli kosovar u rikthye sot pas tri muajsh pauzë me ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Drenicës, shkruan “Zeri.info”.

Aktivitetet sportive në Kosovë ishin pezulluar në fillim të muajit mars për shkak të përhapjes së pandemisë COVID-19.

Ndërkohë, sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina triumfoi 3:0 ndaj Drenicës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës.

Por, sot është zhvilluar edhe një ndeshje miqësore në vendin tonë.

Trepça ’89 dhe Llapi kanë luajtur një ndeshje miqësore në stadiumin “Riza Lushta” të Mitrovicës.

Llapjanët fituan në këtë miqësore me shifrat 2:1./Zëri