Infektuar: 4512
Shëruar: 2156
Vdekur: 97
Gani Sejdiu dorëzohet pas humbjes nga Prishtina: Nuk kemi shanse për t’u rikthyer

Gani Sejdiu dorëzohet pas humbjes nga Prishtina: Nuk kemi shanse për t’u rikthyer

Sport June 02, 2020 - 20:14
Lajmet e fundit nga sporti

Prishtina ka shënuar një fitore të thellë ndaj Drenicës në shtëpi në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, shkruan “Zeri.info”.

Klubi kryeqytetas triumfoi me shifrat 3:0.

Trajneri i Drenicës, Gani Sejdiu, ka kritikuar lojtarët e tij për mos shfrytëzimin e rasteve, derisa u shpreh se ekipi i tij nuk ka mundësi që të rikthehet nga ky rezultat.

“Prishtina e fitoi këtë ndeshje me meritë, dhe Drenica nuk ka mundësi të rikthehet në lojë pas ndeshjes së kthimit sepse rezultati 3-0 është i lartë, pra neve do të na duhet të koncentrohemi vetëm në luftën për mbijetesë tashmë”, u shpreh Sejdiu pas ndeshjes për “Super Sport”

“Mendoj që pavarësisht që hymë në disavantazh 2-0 në pjesën e dytë, momenti kryesor ishte mos shënimi i penalltisë pasi pas një minute pësuam golin e tretë”, shtoi ai.

“Pas dy golave tentuam të gjemë të paktën një gol dhe të shkonim në shtëpi më komod, por kjo ishte e pamundur, pasi pavarësisht rasteve nuk ia dolëm”, tha trajneri i Drenicës.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 17 qershor në “Bajram Aliu” të Skenderajt./Zëri