Prishtina i afrohet finales së Kupës, mposht bindshëm Drenicën

Prishtina i afrohet finales së Kupës, mposht bindshëm Drenicën

Sport June 02, 2020 - 19:57
Lajmet e fundit nga sporti

Prishtina ka shënuar një fitore të thellë ndaj Drenicës në shtëpi në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, shkruan “Zeri.info”.

Klubi kryeqytetas triumfoi me shifrat 3:0.

Prishtinasit qysh në fillim të takimit treguan lojë më të mirë, derisa pjesën e parë e mbyllën me epërsi të dyfishtë.

Ahmed Januzi shënoi dy golat për vendasit në 45 minutat e para. Ai fillimisht shënoi në minutën e 29-të, kurse golin e dytë e gjeti në minutën e 44-t.

Në fundin e takimit, Drenica pati një mundësi të mirë për ta ngushtuar epërsinë e Prishtinës me anë të penalltie.

Por, penalltia u huq nga Hasan Hyseni.

Deri në fund të takimit, Prishtina shënoi edhe golin e trete, derisa rezultatin përfundimtar e vulosi Meriton Korenica.

Kjo ishte ndeshja e parë në futbollin kosovar që prej pezullimit të aktiviteteve në fillim të marsit për shkak të përhapjes së pandemisë COVID-19./Zëri