Trajneri dhe futbollistët e Romës u gjunjëzuan sot në nderim të George Floydit

Trajneri dhe futbollistët e Romës u gjunjëzuan sot në nderim të George Floydit

Sport June 02, 2020 - 19:38
Lajmet e fundit nga sporti

Vdekja e George Floydit gjatë arrestimit të tij nga policia në Minneapolis ka shkaktuar bujë të madhe anë e mbanë botës, transmeton “Zeri.info”.

Protesta të shumta janë mbajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në vende të tjera të botës pasi Floydi, një person me ngjyrë i paarmatosur, vdiq derisa ishte duke u arrestuar nga polici Derek Chauvin.

Një nunër i madh sportistësh kanë shprehur solidarizimin e tyre pas vdekjes së Floydit.

Sot, trajneri dhe futbollistët e Romës janë gjunjëzuar në nderim të Floydit.

“Trajneri i Romës, Paulo Fonseca dhe lojtarët e tij u gjunjëzuan sot para stërvitjes për të shprehur përkrahjen e tyre për (kampanjën) # BlackLivesMatter (Jeta e personave me ngjyrë ka vlerë)”, shkruan klubi romak në faqen zyrtare të tij në rrjetin social “Twitter”./Zëri