Mesazhi i fuqishëm i Vedat Muriqit pas vdekjes së George Floydit

Mesazhi i fuqishëm i Vedat Muriqit pas vdekjes së George Floydit

Sport June 02, 2020 - 13:26

Sulmuesi i Fenerbahçes, Vedat Muriqi i është bashkuar nismës për të kërkuar drejtësi për vdekjen e afrikano-amerikanit, George Floyd.

Floyd u vra pas një dhune policore në Minneapolis ditë më parë, ku një policë e kishte shkelur me gjurin e tij në fyt, shkruan “Zeri.info”.

Si pasojë e kësaj, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë “shpërthyer” protesta të shumta, ku kërkohet drejtësi për Floyd, një njeri me ngjyrë.

Nga ana tjetër, futbollisti i Kosovës, Muriqi me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter” ka shkruar: “Të bashkuar” duke publikuar edhe një fotografi që jep një mesazh të fuqishëm. /Zeri.info