Real Madridi nuk mund t’i zhvillojë ndeshjet e mbetura në “Santiago Bernabeu”

Real Madridi nuk mund t’i zhvillojë ndeshjet e mbetura në “Santiago Bernabeu”

Sport June 02, 2020 - 12:42

Futbollistët e Real Madridit do të duhet ta përfundojnë pjesën e mbetur të edicionit jashtë “Santiago Bernabeu”-t.

Drejtuesit e klubit madrilen kanë vendosur ta shfrytëzojnë periudhën aktuale me pandemi për të bërë disa rinovime në stadium, shkruan “Zeri.info”.

Punimet do të zgjasin deri më 1 tetor, derisa do të ndërrohet edhe bari i stadiumit.

Gjithashtu, do të ndërtohet edhe një çati e re në stadium.

Real Madridi do t’i zhvillojë ndeshjet e mbetura të këtij edicioni në “Alfredo Di Stefano”, i cili ndodhet pranë qendrës stërvitore të klubit. /Zeri.info