Formula 1 po vjen!

Formula 1 po vjen!

Sport June 02, 2020 - 11:55

Drejtuesit e Formula 1 kanë publikuar një kalendar për tetë garat e radhës të kampionatit të këtij viti.

Siç thuhet, edicioni i Formula 1 do të fillojë me “Red Bull Ring” në Austri, derisa gara e parë do të zhvillohet më 5 korrik, kurse e dyta në të njëjtën pistë pas shtatë ditësh, shkruan “Zeri.info”.

Pas Austrisë, karvani i Formula 1 do të zhvendoset në Hungari, më pas në Britaninë e Madhe.

Garat do të zhvillohen edhe në Spanjë, Belgjikë, si dhe në Monza të Italisë.

Këto tetë gara do të zhvillohen deri më 6 shtator.

Zyrtarët e Formula 1 do të publikojnë zgjerimin e kalendarit në javët e ardhshme, që është një lajm fantastik për tifozët e Formula 1. /Zeri.info

Image