McGregor me “specialitet” të pazakontë, shihet duke ngrënë bletë të ngordhura

McGregor me “specialitet” të pazakontë, shihet duke ngrënë bletë të ngordhura

Sport June 02, 2020 - 11:49

Mundësi i mirënjohur i UFC-s, Conor McGregor ka publikuar një video të pazakontë ku shihet duke ngrënë bletë të ngordhura.

“Daily Mail” raporton se kjo është mënyra më e re që sportisti irlandez ka zgjedhur të argëtohet në këtë periudhë me pandemi, shkruan “Zeri.info”.

Para se ta provonte këtë “specialitet”, McGregor ishte tejet kureshtar, duke pyetur se “çfarë është kjo”.

Ndryshe, McGregor së fundmi ka marrë ftesë të përballet me Kamaru Usman dhe Anderson Silva.

Megjithatë, irlandezi nuk e ka pranuar asnjëren prej ofertave pasi ka plane tjera. /Zeri.info