Një ditë para rikthimit të futbollit shqiptar infektohet me koronavirus një futbollist i Bylisit

Një ditë para rikthimit të futbollit shqiptar infektohet me koronavirus një futbollist i Bylisit

Sport June 02, 2020 - 10:36

Vetëm një ditë para se të rinisë kampionati shqiptar i futbollit Kategoria Superiore është tronditur nga lajmi se një futbollist ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Mësohet se futbollisti është pjesë e skuadrës së Bylisit, por nuk i bëhet publik emri.

Skuadra është zhvendosur e gjitha në Fier, atje ku janë kryer edhe tamponët dhe sot priten përgjigjet për lojtarët e tjerë dhe për stafin e skuadrës.

Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, ndeshja e nesërme mes Bylisit dhe Tiranës, e parashikuar të nisë në orën 17:00, nuk rrezikohet.