Paqueta, prioriteti numër një i Milanit

Paqueta, prioriteti numër një i Milanit

Sport June 01, 2020 - 23:42

Lucas Paqueta i Milanit është prioriteti kryesor i Fiorentinës për repartin e mesfushës për edicionin e ardhshëm.

Fiorentina ka qenë e lidhur me Paquetan për disa muaj, dhe "La Repubblica" raporton se tani se ai është prioriteti numër një i "Viola-s", shkruan "Zeri.info".

Braziliani u transferua te Milani nga Flamengo në janar të vitit të kaluar për 35 milionë euro dhe i ka edhe tri vite të mbetura në kontratë.

Megjithatë, minutazhi i tij ka qenë i ultë këtë edicion, derisa ka dhuruar një asistim.

Megjithatë, një marrëveshje nëse nuk arrihet, atëherë, Fiorentina do të transferojë të riun e River Plates, Jorge Carrascal.

Carrascal vlerësohet se kushton rreth 20 milionë euro. /Zeri.info