Hajrizi: Shumica e basketbollistëve mbajnë familje, nuk jemi paguar prej marsit

Hajrizi: Shumica e basketbollistëve mbajnë familje, nuk jemi paguar prej marsit

Sport June 01, 2020 - 23:20

Përhapja e pandemisë “COVID-19” në Kosovë ka shkaktuar jo pak telashe edhe në klubet sportive. Megjithëse me një nivel të ri organizativ, Klubi Basketbollistik “Peja” duket se është prekur jo pak nga kjo situatë.

Klubi pejan u ka mbetur borxh dy paga basketbollistëve të saj pas ndërprerjes së kampionatit.

Kjo është konfirmuar edhe nga basketbollisti i kësaj skuadre, Drilon Hajrizi, i cili njëherit ishte edhe kapiten i ‘verdhezinjëve’ në sezonin e fundit

“Ështe një situatë shumë e pazakontë, ne ende nuk kemi diskutuar me klubin sepse deri në momentin kur ka lluar pandemia, ka shkuar gjithçka shumë mirë sepse kanë tuar të dyja palët, por në momentin kur ka lluar pandemia, ka lluar edhe një diss-balancë interesash, për arsyje se edhe sponzorët e klubit janë prekur nga pandemia dhe ka qenë e vështirë t’ju përgjigjen kontratave të cilat i kemi pasur”.

Image

“Normalisht që duhet të kuptohet klubi, po në të njëjtën kohë edhe ne, shumica e basketbollistëve mbajnë familje me të ardhurat tona, prej marsit ne nuk jemi paguar dhe po presim, pra janë 2 paga minus deri tani. Po pres që ato të më shlyhen shumë shpejtë, klubi po pret ndihmë nga disa biznese dhe besoj që obligimet tona do të kryhen. Ka premtime se pagat do të na jepen, klubi nuk ju ka ikur kontakteve dhe bisedave me ne për këtë çështje dhe mbesim me shpresë se do bëhet një zgjedhje për ne”, deklaroi Hajrizi në emisionin “Sports Show”.

Drilon Hajrizi me klubin e Pejës sivjet e fituan Kupën e Kosovës që u mbajt në Rahovec dhe pejanët janë ekipi i vetëm që sivjet tuan trofe në vendin tonë. /Gazetasheshi