Njihuni me njeriun që dha gjithçka për dy trofe, një emër dhe një histori që tashmë i takon së shkuarës

Njihuni me njeriun që dha gjithçka për dy trofe, një emër dhe një histori që tashmë i takon së shkuarës

Sport June 01, 2020 - 22:48

Klubi Futbollistik “Besiana” nuk ekziston më. Nga ajo që kanë mbetur janë vetëm kujtimet dhe histori e lavdishme e klubit nga qyteti i Podujevës.

Në krye të klubit ‘verdheblu’ qëndronte biznesmeni i njohur Ertan Xhihiqi, ai i cili dha gjithçka për këtë klub, madje edhe në kohët më të vështira.

Veprimtarinë e tij e filloi në kohën e okupimit (1991), teksa drejtoi për më shumë se një dekadë klubin nga Podujeva.

Suksesin më të madh ky klub e arriti në edicionin 2001/02, teksa në po të njejtin sezonë fitoi edhe titullin kampion të ligës edhe kupën.

Por, sezoni 2010/11 do të ishte i fundit për skuadrën llapjane që do garantonte në futbollin kosovar.

Megjithëse ishte në pozitën e tetë e 22 pikë në Ligën e Parë të futbollit kosovar, drejtuesit e këtij klubit kishin vendosur për ti dhënë fund angazhimit dhe sakrificave të bëra deri në atë periudhë.

Xhiqi do të mbahet mend si  donatori më i madh i këtij klubi e duke dhënë gjithçka për ta ngritur Besianën në piadestalin më të lartë të futbollit kosovar, derisa tani ekziston vetëm në arkivat e futbollit kosovar dhe kujtimet për një ekip që prodhoi shumë yje dhe solli për herë të parë në vend futbollist të huaj. /Gazetasheshi