Taulant Xhaka, i preferuari i Besiktasit për afatin kalimtar veror

Taulant Xhaka, i preferuari i Besiktasit për afatin kalimtar veror

Sport June 01, 2020 - 20:56

Trajneri i Besiktasit, Sergen Yalcin ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit shqiptar të Baselit, Taulant Xhaka.

Siç raporton "Nethaber", medium turk, Taulant Xhaka është në krye të listës të dëshirave të klubit ruk, shkruan "Zeri.info".

Nëse klubi turk nuk arrinë marrëveshje me egjiptianin e Arsenalit, Mohamed Elneny, atëherë Besiktasi do ta transferojë Xhakën.

Image

Xhaka, reprezentues i Shqipërisë, është ndër futbollistët më të rëndësishëm të Baselit.

29-vjeçari me prejardhje nga Kosova është paraqitur në 33 ndeshje këtë edicion.

Në këto ndeshje, ai ka dhuruar tri asistime. /Zeri.info