Zyrtare: Serie A gati të rikthehet, publikohet orari i ndeshjeve

Zyrtare: Serie A gati të rikthehet, publikohet orari i ndeshjeve

Sport June 01, 2020 - 20:25

Orari i ndeshjeve prej javës së 27-të deri në javën e 35 për pjesën e mbetur të edicionit në Serie A është publikuar tashmë.

Madje, Serie A tashmë ka publikuar edhe datat dhe oraret e ndeshjeve të javës së 25-të, shkruan "Zeri.info".

Në javën e 25-të, Torino luan ndaj Parmas, Hellas Verona e Amir Rrahmanit dhe Marash Kumbullës pret Cagliarin, derisa Interi përballet me Sampdorian në shtëpi.

Kampionati italian rifillon më 22 qershor me ndeshjet Lecce – Milan dhe Fiorentina – Brescia.

Ndërkohë, derbi që mund ta vendos fatin e titullit mes Juventusit dhe Lazios do të luhet më 20 korrik në orën 21:45.

Për më shumë, më poshtë e keni orarin e plotë për javët e 25 dhe 27-të: /Zeri.info

Image