Arbëria reagon pas zërave për çështjen e trajnerit: Respektojmë punën e Nuhi Bahtirit

Arbëria reagon pas zërave për çështjen e trajnerit: Respektojmë punën e Nuhi Bahtirit

Sport June 01, 2020 - 20:13

Arbëria e Lipjanit dhe Besa e Pejës janë dy skuadrat e Ligës së Parë që nga edicioni i ardhshëm do të garojnë në Superligën e Kosovës.

Pas vendimit të Federatës së Futbollit të Kosovës për anulimin e garave në Ligën e Parë, lipjanasit, respektivisht pejanët, janë inkuadruar në elitë, raporton "Zeri.info".

Gjatë ditës së djeshme, u raportua se Arbëria e Dobrajës ka kontaktuar disa trajnerë të mirënjohur kosovar për ta zëvendësuar trajnerin aktual, Nuhi Bahtiri.

Megjithatë, klubi lipjanas i ka mohuar këto zëra përmes një reagimi në rrjetin social "Facebook", ku është bërë e ditur se Arbëria do ta respektojë punën e Bahtirit në vazhdim.

Njoftimi i plotë i Arbërisë:

"Duke falenderuar të gjitha portalet për mbështetjen drejtuar skuadres sonë dhe duke respektuar për aktivitetin e tyre ju bëjmë thirrje si skuader të ruajnë qetësinë e tyre bazuar në informacionet e fundit të cilat po dalin kinse skuadra jonë është duke kërkuar trajner të rinjë!

Duke e ditur se KF Arbëria ka shtabin teknik i cili kryesohet nga kryetrajneri Nuhi Bahtiri e më pas ndihmes trajneri Arsim Tërshani dhe trajneri i portiereve Xhelil Gashi duhet të informojmë publikun se KF Arbëria ende nuk ka menduar të shoh më larg rreth qështjes së "shtabit teknik", ngase duke e ditur se kjo treshe e trajnereve ka bërë nam të madh e mbi gjitha ka krijuar suksesin historik të KF Arbëria ne do ta respektojmë punen e tyre dhe jo ta nënvlersojmë!

Ne nuk i nënvlersojmë punet e trajnereve mbi gjitha kemi postuar dhe më parë artikullin se "Puna tyre ka një emër Superligë", andaj si klub po mendojmë dhe po menaxhojmë punet teknike të cilat i ka theksuar dhe Drejtori i KF Arbëria Jakup Bahtiri në emisionin sportiv në klan Kosova!

Edhe njëherë KF Arbëria, do ju sjell informacione përmes faqes zyrtare për çdo hap në të miren e klubit dhe në interesin e vetëm të ndreses kuq e zi të klubit nga Dobraja!". /Zeri.info