Xherdan Shaqiri paralajmërohet para transferimit eventual te Newcastle United

Xherdan Shaqiri paralajmërohet para transferimit eventual te Newcastle United

Sport June 01, 2020 - 20:07

Mesfushori i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri ka qenë i lidhur me një transferim në Newcastle United kohëve të fundit.

28-vjeçari ka vuajtur për minutazh te Liverpooli këtë edicion, duke bërë gjashtë paraqitje në Premierligë, shkruan "Zeri.info".

Por, ish-mesfushori i Tottenhamit, Michael Brown ka dyshimet e veta për transferimin eventual të futbollistit nga Kosova te Newcastle.

Brown mendon se Shaqiri ka aftësi të bëhet top-futbollist, por thotë se trajneri i Newcastle, Steve Bruce mund të mos vlerësojë punën e reprezentuesit të Zvicrës.

"Unë mendoj ai ka aftësi, natyrisht, por pyetja është se ku do të luajë Shaqiri dhe si do të vlerësohet puna e tij", tha Brown për "Football Insider".

"Them se Shaqiri mund të jetë përmirësuar në Liverpool, por a do të mjaftojë kjo për Steve Bruce", tregoi ai. /Zeri.info