Messi, të paktën edhe për një edicion te Barcelona

Messi, të paktën edhe për një edicion te Barcelona

Sport June 01, 2020 - 20:01

Lionel Messi ka vendosur të mos aktivizojë kaluzolën sipas të cilës ai mund të largohet nga Barcelona falas këtë verë.

Kjo do të thotë se argjentinasi do të mbetet në klub të paktën edhe për një edicion, përveç nëse ndonjë klub ofron ndonjë shumë të majme për argjentinasin, shkruan "Zeri.info".

Në vitin 2017, Messi zgjati kontratën me Barcelonën edhe për katër vite.

Në këtë kontratë, ekzistonte një klauzolë sipas të cilës, Messi mund të largohej falas më 1 qershor 2020.

Edhe pse Messi ka qenë besnik i klubit për vite me radhës, frika e tifozëve të Barcelonës u rrit pasi ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti deklaroi se ish-klubi i tij mund ta blejë argjentinasin. /Zeri.info