Futbollisti i Aston Villas sulmohet me thikë, policia arreston tre persona

Futbollisti i Aston Villas sulmohet me thikë, policia arreston tre persona

Sport June 01, 2020 - 18:49

Futbollisti i ri i Aston Villas, Bradley Young është qëlluar me thikë në "Elmdon Park" në Birmingham, afër fushës së futbollit.

Mediat angleze raportojnë se incidenti ka ndodhur të premten në mbrëmje, dhe ai është dërguar me urgjencë në spital, shkruan "Zeri.info".

Për fat të mirë, lëndimet nuk ishin të rrezikshme për jetën e Young dhe nuk priten të lënë pasoja në karrierën e tij.

Tashmë, policia lokale ka bërë me dije se ka arrestuar tre persona të dyshuar në lidhje me këtë rast.

"Një burrë 24-vjeçar është arrestuar nën dyshimin për plagosje dhe posedim të drogës, ndërsa dy persona të tjerë, një burrë dhe një grua, u arrestuan nën dyshim për plagosje", thuhet në njoftimin e policisë.

Motivet për këtë sulm janë të panjohura deri më tani.

Sipas mediave angleze, zyrtarët e Aston Villas nuk kanë dashur ta komentojnë këtë rast. /Zeri.info