Mediumi serb: Shqiptari nga Kosova shkakton skandal në Kroaci, ai pozoi si Shaqiri dhe Xhaka, dhe tani rrah futbollistin kundërshtar

Mediumi serb: Shqiptari nga Kosova shkakton skandal në Kroaci, ai pozoi si Shaqiri dhe Xhaka, dhe tani rrah futbollistin kundërshtar

Sport June 01, 2020 - 18:28

Mediat serbe vazhdojnë të raportojnë për incidentin e shkaktuar së fundmi në futbollin kroat mes Eros Grezdës dhe Antonio Colak.

Pas "Telegraf.rs", edhe mediumi tjetër serb "Kurir.rs" ka raportuar për këtë incident, duke e quajtur futbollistin nga Kosova "skandaloz", raporton "Zeri.info".

"Shqiptari nga Kosova shkakton skandal në Kroaci. Ai pozoi si Shaqiri dhe Xhaka, dhe tani rrah futbollistin kundërshtar", e nis shkrimin mediumi serb.

Image

"Skena të pakëndshme janë parë në gjysmëfinalen e Kupës së Kroacisë në ndeshjen Rijeka - Osijek, ku vendasit fituan 3:2. Pas ndeshjes, futbollisti i Osijekut, Eros Grezda goditi me kokë Antonio Colak e Rijekës", shkruan më tej ky medium.

Ky incident ndodhi në parkingun para dhomave të zhveshjes, derisa ndeshja ishte mbyllur me fitoren 3:2 të Rijekës, që u kualifikua në finale të kupës.

Tashmë Grezda e ka sqaruar këtë situatë duke thënë se Colak e kishte fyer atë në baza personale dhe kombëtare. /Zeri.info