Juventusi ofron Bernardeschin për transferimin e Jorginhos

Juventusi ofron Bernardeschin për transferimin e Jorginhos

Sport June 01, 2020 - 18:10

Juventusi raportohet se do ta ofrojë Federico Bernardeschin për transferimin e mesfushorit të Chelseat, Jorginho.

Sipas "Gazzetta dello Sport", një marrëveshje shkëmbimi me Chelsean është më e mira për trajnerin Maurizio Sarrin, i cili e do Jorginhon në skuadër, shkruan "Zeri.info.

Sa për Bernardeschin, ai është shprehur i gatshëm t'i bashkohet Chelseat, duke e mundësuar këtë marrëveshje.

Megjithatë, pritet të shihet nëse Chelsea do të dorëzohet për ta larguar 26-vjeçarin me prejardhje braziliane.

Juventusi pagoi 40 milionë euro për transferimin e Bernardeschin te Fiorentin apara tre vitesh, por ai ka dështuar t'i tregojë aftësitë e tij.

Këtë edicion, ai ka shënuar vetëm një gol dhe ka dhuruar një asistim në 11 ndeshje. /Zeri.info