Saul Niguez thotë se do ta tregojë klubin e tij të ri pas tri ditësh

Saul Niguez thotë se do ta tregojë klubin e tij të ri pas tri ditësh

Sport June 01, 2020 - 10:59
Lajmet e fundit nga sporti

Ylli i Atletico Madridit, Saul Niguez, ka habitur tifozët derisa ka njoftuar se do ta tregojë klubin e tij të ri pas tri ditësh, transmeton Zeri.info

Spanjolli është njëri prej mesfushorëve më të mirë në botë dhe ka luajtur 37 ndeshje këtë edicion për Atleticon, duke shënuar 4 gola.

“Doja t’iu komunikoja diçka të rëndësishme për ju”, ka shkruar ai, derisa ka bashkëngjitur një foto, ku thuhet: “Klub i ri, Do ta njoftoj pas tri ditësh”.

E përditshmja spanjolle “AS” ka thënë se pretendimi i “The Sun” për transferimin e futbollistit te Manchester Unitedit për 72 milionë funte mund të jetë i mundshëm.

Klauzola e lirimit të Saulit është 130 milionë funte, por kjo vlerë mund të zbritet për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia Covid-19./Zëri