Ndeshja Maqedoni Veriore – Kosovë pritet të luhet në tetor

Ndeshja Maqedoni Veriore – Kosovë pritet të luhet në tetor

Sport June 01, 2020 - 09:50
Lajmet e fundit nga sporti

Ndeshja gjysmëfinale e “play-off”-it të Ligës së Kombeve në mes të Maqedonisë Veriore dhe Kosovës pritet të zhvillohet në tetor, transmeton "Zeri.info".

Këtë gjë e ka deklaruar ndihmëstrajneri i përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti.

“Ndeshja Maqedoni e Veriut - Kosovë do te zhvillohet definitivisht ne tetor”, është shprehur Sahiti në “Super Sport Kosova”.

Kujtojmë se fillimisht ndeshja ishte paraparë të zhvillohej në mars, por ishte shtyrë për shkak të përhapjes së pandemisë COVID-19.

Më pas u mor vendimi që kjo sfidë të zhvillohet në qershor, por u shty sërish, derisa vendimi zyrtar pritet të merret nga UEFA gjatë këtij muaji. /Zëri

Image