Juventusi i bashkohet garës për Kumbullën

Juventusi i bashkohet garës për Kumbullën

Sport June 01, 2020 - 09:35
Lajmet e fundit nga sporti

Juventusi ka hyrë në garë për shërbimet e qendërmbrojtësit të Hellas Veronas, Marash Kumbulla, transmeton Zeri.info

“La Republica” shkruan se gjiganti italian është duke shprehur interesim për shërbimet e reprezentuesit të Shqipërisë.

20-vjeçari ka shkëlqyer gjatë këtij edicioni në Serie A dhe shumë klube janë vënë pas tij.

Vlera e tij besohet të jetë rreth 30 milionë euro.

Napoli, Lazio, Fiorentina, Manchester Unitedi, Tottenham Hotspur, Everton, Chelsea, PSG, Lyon, RB Leipzig dhe Eintracht Frankfurt janë klubet që janë lidhur me emrin e futbollistit.

Kumbulla ka shënuar 1 gol në 18 ndeshje në Serie A këtë edicion./Zëri