Kompania e njohur “KPMG” zbulon vlerën e re të Kylian Mbappes

Kompania e njohur “KPMG” zbulon vlerën e re të Kylian Mbappes

Sport June 01, 2020 - 09:13
Lajmet e fundit nga sporti

Real Madridi tashmë ka një arsye për ta ditur se sa duhet të paguajë për të siguruar shërbimet e Kylian Mbappes nëse duan ta transferojnë sulmuesin nga Paris Saint-Germaini këtë verë, transmeton Zeri.info

Kompania e njohur ndërkombëtare “KPMG” ka bërë një studim në lidhje me ndikimin e krizës së koronavirusit në vlerat e tregut të futbollistëve duke studiuar dy skenarë: lojtarët e përfshirë në ligat që mbyllën aktivitetin (për shembull Belgjika, Skocia dhe Franca) dhe lojtarët e përfshirë në ligat ku ndeshjet do të vazhdojnë dhe do të luhen pa tifozë (Italia, Spanja dhe Gjermania).

Vlera në secilin lojtar bie për 26.5% në ligat e përfunduara dhe vetëm 17.7% në vendet ku edicioni do të kompletohet.

“KPMG” vlerëson se vlera e Mbappes do të jetë 177 milionë euro me rastin e përfundimit të ligës franceze.

Ky çmim ka rënë për 58 milionë euro, duke marrë parasysh vlerën e mëhershme prej 225 milionë eurosh para pandemisë.

Çmimi i reprezentuesit francez do të jetë edhe më i ulët në verën e vitit 2021, derisa ai do të ketë vetëm edhe një vit kontratë me parisienët./Zëri

Image