“Ibrahimovici nuk ka ego”

“Ibrahimovici nuk ka ego”

Sport June 01, 2020 - 09:00
Lajmet e fundit nga sporti

Mesfushori i Milanit, Hakan Calhanoglu ka thënë se bashkëlojtari i tij, Zlatan Ibrahimovic, nuk ka ego dhe se sulmuesi ka kontribuar shumë te gjiganti italian, transmeton Zeri.info

38-vjeçari u rikthye te Milani në janar dhe shënoi 4 gola në 10 ndeshje para se edicioni të pezullohej për shkak të pandemisë Covid-19.

Sulmuesi momentalisht është duke marrë veten nga një lëndim në kofshë, derisa Serie A pritet të rifillojë më vonë gjatë këtij muaji.

E ardhmja i ish-reprezentuesit suedez në “San Siro” është ende e paqartë, por Calhanoglu kishte lëvdata të mëdha për bashkëlojtarin e tij.

“Ai nuk është një lojtar i ri për Milanin. Ai është një yll botëror dhe një lojtar me shumë përvojë. Ai është ylli ynë. Ai ka kontribuuar te ne në çdo aspekt – me përvojën e tij, ambicien në lojë, mentalitetin, duke na ndihmuar shumë mirë në fushë”, tha turku.

“Të gjithë nga jashtë shohin ego. Unë mendoj se nuk ka ego, ai është shumë i qasshëm, shumë simpatik, menjëherë duke bërë shaka, është kënaqësi të kalosh kohë me të”, u shpreh Calhanoglu./Zëri