Valencia kritikon trajnerin e Atalantas që mori pjesë në ndeshje derisa ishte me koronavirus

Valencia kritikon trajnerin e Atalantas që mori pjesë në ndeshje derisa ishte me koronavirus

Sport June 01, 2020 - 08:43
Lajmet e fundit nga sporti

Valencia ka kritikuar trajnerin e Atalantas, Gian Piero Gasperini, pasi ky i fundit rrëfeu se mori pjesë në ndeshjen e kthimit kundër Valencias në Ligën e Kampionëve derisa ishte duke vuajtur nga koronavirusi, transmeton zeri.info

Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, Gasperini zbuloi se ishte i sëmurë dhe i frikësuar një ditë para ndeshjes më 10 mars, por sërish mori pjesë dhe ishte në stol për skuadrën e tij që fitoi 4:3.

Derisa atëkohë nuk ishte testuar për Covid-19, testet e më vonshme kanë reaguar se ai kishte qenë i sëmurë gjatë një periudhe.

“Pas deklaratave të trajnerit të Atalantas, Gian Piero Gasperini, që dolën në shtypin italian gjatë të dielës, Valencia dëshiron publikisht të shpresë befasinë e saj me faktin që trajneri i skuadrës kundërshtare në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve  edhe në ditën para ndeshjes dhe në atë të ndeshjes të luajtur më 10 mars në ‘Mestalla’ ishte në dijeni, së paku vetë, për simptomat që lidhen me koronavirusin, pa marrë masat parandaluese duke vënë në rrezik, në atë rast, një numër njerëzish gjatë udhëtimit të tyre dhe qëndrimit në Valencia”, thuhet në komunikatën e klubit spanjoll./Zëri