Munishi ndërhyn në debatin mes 'Qeqës' dhe Currit, parafrazon deklaratën e gazetares

Munishi ndërhyn në debatin mes 'Qeqës' dhe Currit, parafrazon deklaratën e gazetares

Sport May 31, 2020 - 23:37

Java e ardhshme shënon rikthimin e futbollit të Kosovës pas më shumë se dy muajsh mungesë, raporton "Zeri.info".

Të martën zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Kupës së Kosovës mes FC Prishtinës dhe Drenicës, teksa të mërkurën, Ballkani e pret Feronikelin.

Gazetarja dhe moderatorja "Qeqa" Krelani i ka komentuar këto dy ndeshje, derisa është përfshirë edhe në një debat të 'nxehtë' me ndihmës-trajnerin e FC Prishtinës, Debatik Currin.

Image

"E shoh më favorit në këto dy ndeshje FC Prishtinën dhe Ballkanin, por këta të fundit mund të jenë më të rezervuar", u shpreh "Qeqa" në "Dueli Sportiv", përcjell "Zeri.info".

"Shoh një inat dhe rivalitet mes Ballkanit dhe Prishtinës, andaj janë me meritë këtu dhe duan të vazhdojnë më tutje. Kupa e Kosovës nuk është një garë intensive si Superliga", tregon më tej ajo.

Tutje, ka ndërhyrë ndihmës-trajneri i FC Prishtinës, Debatik Currin i cili thotë se nuk ka "inat" mes klubit të tij dhe Ballkanit, derisa thotë se kampionati është dashur të fillojë.

Image

Ndërkaq, gazetarja Krelani i është përgjigjur duke thënë nga Ballkani, FC Prishtina është mposhtur dhe ndaj saj nuk ka fituar asnjëherë.

"Sa i përket dëshirave të mia, e largoj Ballkanin dhe e dërgoj në Ligë të Dytë dhe e sjelli Vëllaznimin në elitë. Keni zhvilluar dy ndeshje, dhe nuk i keni mposhtur në dy ndeshje. E keni edhe një ndeshje", theksoi Krelani.

Këtij debati i është futur edhe trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi i cili e ka "parafrazuar" deklaratën e "Qeqës".

"Qeqa po thotë se Ballkani i ka fituar këto pikë me meritë dhe nuk duhet të kontenstohet. Neve virusi na ka diktuar zhvillimin e kampionatit", tha Munishi, përcjell "Zeri.info".

Image

"Por, tani pandemia është në ikje e sipër dhe tani gara do të vazhdojë. Kushte të mira nuk ka, klubet e paorganizuara do të kenë të vështirësi, te ne, mjeku i klubit do të caktojë ushqimin e futbollistëve, dhe me pagesa problemi nuk kemi", shtoi ai. /Zeri.info