Majlinda Kelmendi rrëfehet për periudhën me pandemi, ushtrimet në karantinë dhe shtyrjen e Lojërave Olimpike 'Tokio 2020'

Majlinda Kelmendi rrëfehet për periudhën me pandemi, ushtrimet në karantinë dhe shtyrjen e Lojërave Olimpike 'Tokio 2020'

Sport May 31, 2020 - 22:22

Majlinda Kelmendi është sportistja më e suksesshme në historinë e sportit kosovar, raporton "Zeri.info".

Xhudistja nga Peja në një bisedë në RTK është rrëfyer për jetën në izolim, përditshmërinë në Qendrën Sportive të Xhudos si dhe shtyrjen e Lojërave Olimpike.

"E di qe kemi qenë sporti i vetëm që nuk i kemi ndalur stërvitjet. Në fillim ka qenë paksa e frikshme, për shkak se nuk kemi mundur të shkojmë askund. Ka qenë ndjenjë e çuditshme që s'kemi mundur ta shohim familjen", ka thënë fillimisht Majlinda Kelmendi.

Image

"Kisha pasur nevojë të pushoj, pavarësisht se nuk e kam parë familjen, kam pasur kohë të ushtroj dhe të mendoj më mirë", thekson më tej Kelmendi, duke treguar më pas për ushtrimet në karantinë:

"Kemi ushtruar dy orë në mëngjes, pastaj e kemi pasur drekën dhe kemi ecur në bjeshkë. Kemi stërvitur edhe pasdite. Kemi luajtur edhe futboll. Personalisht e kam mirëpritur vendimin e shtyrjes së Lojërave Olimpike pasi nuk e kam dhënë 100 përqindshin në stërvitje, tani kam kohë të stërvitem edhe më shumë", përfundoi ajo. /Zeri.info