Kuka: Kosova nuk e ka vetëm futbollin, klubet po shuhen

Kuka: Kosova nuk e ka vetëm futbollin, klubet po shuhen

Sport May 31, 2020 - 22:14

Trajneri i mirënjohur i xhudos, Driton Kuka ka kërkuar rifllimin e stërvitjeve edhe në sportet tjera, përveç futbollit.

Me anë të një postimi në rrjetin social "Facebook", trajneri pejan ka thënë se "shumë klube po shuhen" si pasojë e ndaljes së aktiviteteve, shkruan "Zeri.info".

Postimi i plotë i Driton Kukës:

"Me dhjetëra mijëra të rinj në Kosovë po prisnin 1 qershorin për rifillimin e stërvitjeve!
Ministrja Dumoshi e Kryetar i KOK Besim Hasani qysh sonte takim me Ministrin Vitia e IKSHP se klubet po shuhen,a e dini sa luan rol sporti në shëndetin mental të fëmijëve!
E pabesueshme kjo punë!
Kosova spaska sporte tjera përveç futbollit.
Sonte jo ma vonë të veproni!!
Stërvitjet duhen vazhduar qysh neser mos boni hajgare me afër 100 mijë të rinj!
Kemi dërguar si federatë protokolet të punuara me zell e përkushtim për rifillimin e klubeve të xhudos por askush asnjë veprim konkret!
". /Zeri.info