Donacioni shembullor i Remzi Ejupit: Sot arritën dhjetë mijë teste për koronavirus

Donacioni shembullor i Remzi Ejupit: Sot arritën dhjetë mijë teste për koronavirus

Sport June 01, 2020 - 12:00

Presidenti i FC Prishtinës dhe afaristi i mirënjohur kosovar Remzi Ejupi ia ka dhënë një ndihmë të madhe shtetit të Kosovës me dhurimin e testimeve për COVID-19.

Ejupi, i cili njëkohësisht është edhe pronar i kompanisë së fluturimeve "Eurokoha", ka dhënë një lajm tejet të mirë sot, raporton "Zeri.info".

Image

Ditë më parë erdhi donacioni i parë i Ejupit me një mijë teste, derisa ai konfirmoi tani se kanë arritur edhe dhjetë mijë testet tjera për COVID-19.

I pari i FC Prishtinës ka bërë me dije se ky donacion u bë i mundur me ndihmën e biznesmenit nga Tetova, Lazim Destani dhe Nazmi Viqës.

"Sot kemi arritur t'i pranojmë edhe dhjetë mijë teste, edhe pse nuk ka qenë e lehtë të sigurohen këto teste. Pjesë e këtij donacioni janë 12 mijë teste dhe këtu ka ndihmuar edhe Lazim Destani i kompanisë 'Ekolog' dhe Nazmi Viqa", tha Remzi Ejupi në RTK, përcjell "Zeri.info".

Image

"Një pjesë për futbollin, si dhe të tjerat për qytetarët e Kosovës. Asnjë shtet nuk ka qenë i përgatitur kaq shumë për disponueshmërinë e testeve. Natyrisht, ne kemi qenë në kontakt me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe me atë të sportit, Vlora Dumoshi. Jemi konsultuar edhe me IKSHP-në. Kemi dalë shumë të suksesshëm në këtë periudhë me pandemi dhe tashmë kemi teste më shumë në dispozicion", tregoi Ejupi. /Zeri.info

 

VIE KONTIGJENTI I RI I TESTEVE NË PRISHTINË Lazim Destani nga Ecolog, Remzi Ejupi nga Eurokoha dhe Nazmi Viqa nga AWR Abbruch, teë tre keëta afaristeë teë suksessheëm shqiptareë neë Gjermani dhe trevat shqiptare neë Ballkan kaneë arritur qeë teë sigurojneë dhe dhurojneë 12.000 Teste peër Republikeën e Kosoveës. Keëto teste neë koheën e veështireë teë Pandemiseë peër shqiptareët neë Ballkan do teë jeneë njeë kontribut dhe falenderim i posacëeëm i humanisteëve Destani, Ejupi e Viqa, peër pjestareët e personelit mjekeësor neë Kosoveë teë cileët dhaneë njeë kontribut teë jashteëzakonsheëm peër parandalimin dhe mjekimin e Covid 19. Afaristeët shqiptareë kaneë vendosur qeë 1000 prej keëtyre testeve teë shkojneë si donacion peër shqiptareët e Lugineës seë Presheveës- si shenjeë e peërkrahjes peër bashkeëkombasit taneë neë keëto treva.

Posted by Sporti në RTK on Monday, June 1, 2020