Borxhi i trashëguar në MKRS, buxheti, investimet dhe memorandumet, rrëfehet ministrja e sportit, Vlora Dumoshi
FOTO: Laura Hasani

Borxhi i trashëguar në MKRS, buxheti, investimet dhe memorandumet, rrëfehet ministrja e sportit, Vlora Dumoshi

Sport May 31, 2020 - 20:28

Ministrja në detyrë për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi është rrëfyer në lidhje me gjendjen në ministrinë që ajo e drejton.

Në një bisedë në RTK, Dumoshi ka folur për gjendjen e MKRS-së kur ajo erdhi në krye të kësaj ministrie, buxhetin si dhe për investimet e memorandumet e nënshkruara, raporton "Zeri.info".

"Kur kam ardhur në krye të Ministrisë së Sportit, e kam gjetur një borxh prej afër katër milionë eurosh, të cilin jemi duke e kryer, dhe kjo ka ndikuar te disa projekte të ministrisë", ka thënë fillimisht Dumoshi, përcjell "Zeri.info".

Image

"Të gjitha vendimet që janë marrë për sportin në këtë periudhë pandemie, janë diskutuar me KOK-un dhe me federatat tjera", tha Dumoshi, duke treguar më pas për buxhetin dhe memorandumet e nënshkruara:

"Kemi nënshkruar diku 38 memorandume me federata, të cilat janë mirënjohëse. Buxheti i sportit në MKRS janë 23 milionë euro në investime kapitale dhe të tjerat janë subvencione. Në pjesën më të madhe jemi duke investuar në infrastrukturë", tregoi ajo. /Zeri.info