Dortmundi 'shkatërron' Paderbornin, Jadon Sancho shënon tre-golësh, kërkon drejtësi për George Floyd

Dortmundi 'shkatërron' Paderbornin, Jadon Sancho shënon tre-golësh, kërkon drejtësi për George Floyd

Sport May 31, 2020 - 19:55

Pas humbjes në klasikën gjermane nga Bayern Munichu, Borussia Dortmundi është rikthyer te fitorja në Bundesliga gjatë pasditës së sotme.

Në ndeshjen e zhvilluar në "Benteler Arena", Dortmundi e ka mposhtur Paderbornin me rezultat të thellë, 1:6 në kuadër të javës së 29-të në futbollin elitar gjerman, raporton "Zeri.info".

Për Dortmundin shkëlqeu sulmuesi anglez, Jadon Sancho, i cili shënoi tre gola në minutat '57, '74 dhe '90, derisa në njërin prej tyre "kërkoi drejtësi" për protestuesin amerikan, George Floyd, i cili humbi jetën në protestat që po mbahen në ShBA.

Image

Nga ana tjetër, për Dortmundin shënuan edhe Thorgan Hazard ('54), Achraf Hakimi ('85) dhe Marcel Schmelzer në minutën e 89-të.

Image

Për Paderbonin golin e vetëm dhe të nderit e shënoi Hunuemeier në minutën e 72-të nga pika e bardhë.

Pas 29 ndeshjeve, Dortmundi mbetet në vendin e dytë me 60 pikë të tubuara, kurse Paderborni është buzë rënies nga elita me 19 pikë të tubuara pas 29 ndeshjeve.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme, u zhvilluara edhe një tjetër ndeshje në Bundesliga, ku Borussia Monchengladbach mposhti Union Berlinin me rezultat 4:1. /Zeri.info

Image