Shkëndija e Tetovës konfirmon dy raste pozitive me Covid-19

Shkëndija e Tetovës konfirmon dy raste pozitive me Covid-19

Sport May 31, 2020 - 19:42

Kampioni në fuqi i Maqedonisë së Veriut, Shkëndija e Tetovës ka konfirmuar lajmin se dy futbollistë në skuadër kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Gjatë ditës së sotme, në media u raportua se ka raste pozitive me koronavirus te Shkëndija e Tetovës si dhe te Renova, derisa tani klubi tetovar i ka konfirmuar këto zëra, shkruan "Zeri.info".

Tutje, klubi shqiptar ka bërë me dije se dy rastet në fjalë janë izoluar sipas rekomandimeve.

Njoftimi i plotë i Shkëndijes së Tetovës:

"KF Shkëndija njofton opinionin se Sindikata për futbollistë në Maqedoni kohë më parë informoi se në bashkëpunim me laboratorinë e spitalit privat Axhibaden Sistina do të organizojnë testimet për COVID-19 për klubet e Ligës së Parë të Maqedonisë dhe të njejtat në klubin tonë u kryen gjatë ditës së shtunë (30.05.2020).

Për fat të keq gjatë ditës së sotme nga Sindikata e futbollistëve dhe spitali Sistina na kanë njoftuar se dy anëtarë të klubit tonë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.

Në interes të besueshmërisë së rezultateve, klubi menjëherë ka nisur procedurat për të kryer testimet e dyta të dy anëtarëve që rezultojnë pozitiv.

Duke respektuar instruksionet e organeve kompetente, dy anëtarët me rezultate pozitiv në COVID-19 janë izoluar sipas rekomandimeve, ndërsa klubi hapat e rradhës do t’i merr në koordinim me Federatën e futbollit të Maqedonisë dhe Institutin për Shëndet Publik.

KF Shkëndija nuk do të bëjë asnjë koment shtesë në lidhje me këtë çështje, deri në një vendim të rradhës". /Zeri.info