'Paulo Maldini mbi të gjitha', Amir Rrahmani rrëfehet për Veronën, Napolin, karantinën dhe idolin e tij

'Paulo Maldini mbi të gjitha', Amir Rrahmani rrëfehet për Veronën, Napolin, karantinën dhe idolin e tij

Sport May 31, 2020 - 19:26

Në janar të këtij viti, Amir Rrahmani arriti marrëveshje me Napolin, dhe momentalisht po luan te Hellas Verona si i huazuar deri në fund të këtij edicioni.

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës është rrëfyer në një intervistë me mediumin italian "Corriere dello Sport", teksa nuk ka harruar të tregohet mirënjohës për Hellas Veronan, raporton "Zeri.info".

Në këtë intervistë, 26-vjeçari nga Prishtina ka folur edhe për periudhën në karantinën, aventurën te Hellas Verona, transferimin te Napoli, idolin e tij, Paolo Maldinin dhe sulmuesin më të fortë me të cilin është përballur.

"Unë jam mirënjohës ndaj Veronës, por shfrytëzova rastin të luaj në të ardhmen në një skuadër që ka ambicien për të luftuar në të gjitha garat", e nis fillimisht Rrahmani këtë bisedë.

Image

"Verona është e jashtëzakonshme, kombinon pasionin për futbollin me besnikëri absolute ndaj skuadrës. Kam respekt për këtë skuadër, dhe kam kaluar shumë. Dua t'iu them lamtumirë në mënyrën e duhur. Napoli është një mundësi e mirë, por pa harruar të kaluarën", tregon më tej mbrojtësi prishtinas.

Sa i përket jetës në izolim, ku e gjitha bota u ngujua mbi dy muaj shkaku i pandemisë Covid-19, ish-mbrojtësi i Drenicës dhe Partizanit, tregon se është stërvitur në mënyrë të pazakontë.

"Kam qenë në gjendje të fle më shumë dhe të stërvitem në një mënyrë të pazakontë, si gjithë futbollistët tjerë. Ishte rutinë", theksoi 26-vjeçari.

Tutje, ai e ka treguar futbollistin nga ai i cili inspirohet.

Image

"Paulo Maldini mbi të gjitha. Por, nuk e fsheh dot faktin se ka edhe një vend për Thomas Vermaelen, në kohën kur ai ka luajtur për Arsenalin", tha Amir Rrahmani.

Për fund, Rrahmani tha se Cristiano Ronaldo, Gervinho dhe Boga janë sulmuesit më të vështirë, me të cilët është përballur. /Zeri.info